The Search
Inteligjenca artificiale
Inteligjenca artificiale (IA) i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm të mendjes njerëzore. Shpesh termi i referohet edhe degës së shkencës kompjuterike që ka për qëllim krijimin e saj. Tekstet e librave përkufizojnë këtë fushë si "studimi dhe krijimi i agjentëve inteligjent" ku një agjent inteligjent është një sistem që e percepton mjedisin e tij dhe merr masa për të maksimizuar shanset e tij për sukses. John McCarthy, i cili përdori i pari këtë term më 1956, e përkufizon si "shkenca dhe inxhinieria e bërjes së makinave inteligjente".
Wikipedia · CC BY-SA