The Search
Vetura elektrike
Një makinë elektrike është një makinë e cila punon me një ose më shumë motorë elektrikë, duke përdorur energjinë e ruajtur në bateritë që rimbushen. Makinat e para elektrike të përdorëshme u prodhuan në vitet 1880. Krahasuar me makinat me motor me djegie të brendshme, makinat elektrike janë më të qeta, nuk kanë shkarkime dhe kanë emetime më të ulta në përgjithësi. Karikimi i një makine elektrike mund të bëhet në stacione karikimi të ndryshme, të cilat mund të instalohen si në shtëpi private ashtu edhe në zona publike.
Wikipedia · CC BY-SA