The Search

The Search

Qyteti i Meksikës

kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Meksikës

Mexico City shqiptohet Meksiko Siti është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Meksikës. Meksiko Siti është gjithashtu edhe Distrikt Federal dhe selia e qeverisë federale. Ai është qendra më e rëndësishme politike, kulturore, dhe financiare në vend. Meksiko Siti është konsideruar gjithashtu një qendër e rëndësishme financiare në Amerikën Latine. Meksiko Siti ndodhet në luginën e Meksikës, një luginë e madhe në rrafshnaltat e larta në qendër të Meksikës, në një lartësi prej 2240 metra mbi nivelin e detit. Qytetit përbëhet nga gjashtëmbëdhjetë ndarje administrative.

Wikipedia · CC BY-SA